E bujshme/ Juventusi do të kthejë një dashuri të vjetër, Andrea Pirlo e gjen sulmuesin ideal

0

Pasi u mësua përfundimisht se Luis Suarez ishte një pistë e pamundur, ndërsa pengesa kanë ardhur edhe për variantet Dzeko dhe Milik, Juventusi e ka gjetur zgjidhjen ideale për sulmin. Një dashuri dhe njohje e vjetër që ka shkëlqyer dikur me fanellën e bardhezinjëve, teksa do t’i bashkohej si huazim nga Reali i Madridit. Kampionët e Italisë bënë gjithçka për ta blerë përfundimisht sulmuesin, por madrilenët nuk e lanë për asnjë lloj shume.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratën i cili është aktualisht pjesë e Atletiko Madridit. Në mediat spanjolle raportohet se po avancojnë bisedimet mes klubeve, ku edhe vetë lojtari e dëshiron një rikthim të tillë. Sipas asaj që përflitet për bisedimet mes Fabio Paraticit dhe agjentit Juanma Lopez pritet që Morata të jetë pjesë e organikës së Pirlos brenda një kohe të shkurtër. Padyshim që ky afrim e përforcon edhe më tepër Juventusin që të afrohet me objektivin madhor, për të ngritur trofeun e “Champions League”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.