“Pak e dinë se kam qenë me Partizanin”, Orges Shehi para derbit: Tirana merr më shumë se Europa

Në këtë javë do të Superiores do të kemi edhe përballjen e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje pritet me shumë vëmendje, teksa bardheblutë kanë hyrë seriozisht edhe në garën për titullin kampion. Në rast se bardheblutë do të fitonin këtë derbi atëherë rindezin shpresat e tyre për t’u konfirmuar si kampion të Superiores, pavarësisht se disa ndeshje më parë shihej si e pamundur edhe Europa.

Në një intervistë të gjatë për “RTSH Sport”, trajneri Orges Shehi ka folur për gjendjen e skuadrës përpara kësaj ndeshje të veçantë. Vetë trajneri e pranon se kjo skuadër ka aftësi për të shkuar më larg sesa thjeshtë zona e Europës, ndërsa gjithashtu kujton se dikur ka qenë pjesë e Partizanit. Më poshtë është intervista e “RTSH Sport”:

“Gjendja është e mirë, sidomos pas tri fitoreve, gjë e cila na jep besim për të bërë mirë dhe për të kuptuar se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq dhe për të kuptuar se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

E morët skuadrën në një situatë pak të thuash delikate edhe për shkak të raporteve trajner-president, që ishin krijuar. Po ju, çfarë atmosfere gjetët tek Tirana?

“Dua të flas vetëm për atmosferën që kam gjetur dhe për momentin që jam këtu. Nuk dua të merem me atë që ka ndodhur në të shkuarën, sepse nuk është kompetenca ime, nuk jam në brendësi të gjërave. Kështu që do fokusohem vetëm tek ajo që unë kam jetuar këtu. Sigurisht që kam ardhur në një situatë, ku skuadra vuante rezultatet dhe kjo u konfirmua pas fitores në Fier, sepse pashë lojtarët se si festuan. Pra, kishin një ngërç, sidomos psikologjik dhe sigurisht bëmë mirë me dy fitoret, por nuk morëm atë çfarë dhamë në ndeshjen me Kukësin. Pastaj ishte një ndeshje për tu harruar me Teutën. Kemi bërë mirë këto tri ndeshjet e fundit. Mendoj se kemi kaluar atë periudhën e vështirë ku ishim dhe po shikojmë për tu ngjitur sa më lartë”.

Shumë lojtarë të rëndësishëm nuk ishin në dispozicion, për një numër të caktuar ndeshjesh, por pikërisht në emergjencë, Tirana tregoi karakterin që ka?

“Është për tu vlerësuar karakteri që lojtarët treguan. Është e vërtetë që kemi patur mungesa dhe vazhdojmë të kemi, për shkak edhe të dëmtimeve. Mendoj se ata lojtarë që kanë luajtur e kanë përligjur shumë mirë besimin që u kam dhënë, kanë treguar që kanë aftësi për të qënë pjesë e skuadrës”.

Çfarë mund ti japin Tiranës, sepse deri tani i kemi parë me pjesëza lojë ose me ndeshje të veçanta, Vayrynen dhe Behiratche, çfarë mund ti sjellin kësaj skuadre që ju keni në dispozicion?

“Janë dy prurje të reja. Sigurisht që duan pak kohë që të përshtaten, sepse vijnë në një vend ku ndryshon kultura, jetesa, ushqimi, ambjenti, kështu që nuk mund të jap një përshtypje të qartë, sepse kanë pak kohë. U duhet kohë për tu përshtatur, janë lojtarë që kanë cilësi, kanë besimin tim. Unë i kam hedhur në fushë dhe pak a shumë e kanë justifikuar besimin, kështu që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Luajnë këtë ndeshje apo në ndeshjen tjetër, e rëndësishme është që të të jenë gati dhe të kenë dëshirën për të bërë mirë, për të ndihmuar skuadrën”.

Duke kaluar nga të ardhurit tek të larguarit, sa humb Tirana me largimin e Ernest Muçit?

“Jam i mendimit se në futbollin modern situatat ndryshojnë nga moment në moment, sidomos për lojtarë të kalibrit të tillë, që në merkato janë gjithmonë të fokusuar nga skuadrat e tjera. Ndoshta humbasim pak nga cilësia, por nuk humbasim nga strategjia e klubit. Është një strategji e mirë që klubi po prodhon dhe po shet lojtarë, për tu futur në rrjedhën ashtu siç veprojnë klubet europiane”.

E megjithatë, keni rikuperuar në kampionat dhe është mënyra ndoshta e vetme për të shkuar drejt Europës duke mundur Partizanin në derbi…

“Që në momentin që mora skuadrën dhe deri tani, rikuperimi i pikëve është i kënaqshëm. Ndoshta mund të kishim bërë pak më mirë, ka gjithmonë vend për përmirësim, por jemi të ndërgjegjshëm që është një garë e gjatë. Një garë e gjatë me kundërshtarë shumë të fortë përpara, por duke patur dhe 13 javë në lojë ne do të tentojmë për tu ngjitur. Do të tentojmë shkallë shkallë, nuk mund të shkojmë atje me ashensor, duhet të jemi aty ku na takon”.

Çfarë ndeshja është kjo për Shehin, shumë më gjatë i kuq se sa bardheblu?

“E shkuara ime si futbollist, që kam qenë për katër vite tek Partizani, sigurisht një kohë relativisht shumë vite përpara. Ndoshta shumë pak e dinë që unë kam qenë pjesë e asaj skuadre. Por ne jemi profesionistë, unë i kam hyrë një rruge tjetër, asaj të trajnerit. Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi kaq të madh, siç është Tirana. Sigurisht që është derbi im i parë, por si unë ashtu dhe skuadra do e presim me qetësi dhe besim për të bërë mirë”.

A mund të shkojë Tirana në Europë, a mund ti marrë vendin njërës nga katër skuadrat që e kanë kryesuar kaq gjatë kampionatin?

“Tirana e ka stofin për të pretenduar më shumë se zonën e Europës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online