Pa yje por me poker, Arsenali fundos Baten në vetëm 25’!

 

Skuadra e Vengerit, me në fushë rezervat, arriti të merrte 3 pikët në Borisovin e largët

Edhe pse pa yje, Arsenali largohet nga Bjellorusia e largët me një sukses 4-2, përballë Bate Borisovit. Menjëherë, që në start të ndeshjes, skuadra e Vengerit e nisi fort, duke shënuar pas nëntë minutash lojë me anë të Uollkot. Në minutën e 22-të, shifrat u dyfishuan po nga Uollkot, që përfitoi edhe nga gabimi i portierit vendas. Ishte i riu Holding ai që realizoi edhe golin e tretë, pas asistit të Mertesakerit.

Vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet malazezit Ivaniç që shënoi në minutën e 28-të për ta ngushtuar epërsinë në 1-3. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Zhiru realizoi pas vteëm 4 minutash pas pushimit, por në fund kishte edhe lavdi për Gordejçuk, në të 67’. Pas dy ndeshjeve në grupet e Ligës së Evropës, Arsenal zë pozitën e parë në Grupin H me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshjen e radhës londinezët do të jenë në transfertën e Beogradit, ndaj Crvena Zvezda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *