Skema do të jetë 4-3-3, ku Muzaka dhe Xhejms do të mbështesin Souenë në sulm. Në të majtë të mbrojtjes titullar do të jetë Mici…
Pas seancës së fundit stërvitore thuajse është zyrtarizuar formacioni i Skënderbeut për ndeshjen e sotme. Osmani është e sigurt që do ta nisë nga stoli, ashtu si Sahiti. Nimaga, Gavazaj dhe Nespor janë mungesat që tashmë dihen, ndërkohë edhe dje trajneri Daja ka qenë i dyzuar për krahun e majtë, por Mici ka më shumë shanse të jetë titullar. Dje, në orën 20:00, skuadra korçare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, që ka pasur karakter taktik. Në fillim stërvitja ishte me dyer të hapura dhe më pas nuk është lejuar askush, pasi stafi teknik ka praktikuar disa skema loje. Korçarët mbërritën në mesditë në Elbasan dhe u akomoduan në hotel “Imperial”.
Skënderbeu luan sot me skemën 4-3-3. Në portë është kapiteni Orges Shehi dhe para tij do të jenë Vangjeli, Radas, Jashanica dhe njëri mes Micit dhe Alitit, me të parin më të favorizuar për ta nisur nga minuta e parë. Në mesfushë do të jetë treshja e përbërë nga Taku, Dita dhe Lilaj. Muzaka, Xhejms dhe Soue do të luajnë në sulm.
Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-3-3
Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Taku, Dita, Lilaj – Muzaka, Soue, Xhejms
Grupi B, sot, ora 21:05
Skënderbeu – Partizan i Beogradit
“Elbasan Arena”
Gjyqtarë: Daniel Stefanski, Marsin Boniek, David Igor Golis (Poloni)
Arbitër i 4-t: Kristof Mirmus (Poloni)
Prapa porte: Bartosh Frankovski, Zbigniev Dobrinin (Poloni)
Renditja
1.Dinamo Kiev 6 pikë
2.Jong Bojs 2
3.Partizan Beograd 1
4.Skënderbeu 1