Muzaka: Mund të rri dhe në shtëpi, mjafton të fitojmë

Mesfushori gëzon një formë të mirë dhe sot e nis titullar. Thekson se grupi i lojtarëve është i bashkuar, gati për fitoren e parë

Gjergji Muzaka ka shënuar golin e parë të Skënderbeut në grupet e Europa League, në atë humbje 3-1 me Dinamon e Kievit në transfertë. Mesfushori ka fituar statusin e titullarin tashmë dhe gëzon një formë shumë të mirë. Prej disa ndeshjesh trajneri Daja e ka kthyer në rolin e tij ideal, në atë të sulmuesit të krahut të djathtë, ku do të luajë edhe sot në mbrëmje.

Muzaka mendon se Skënderbeu është në gjendje të marrë fitoren e parë në ndeshjen e sotme, që sipas tij është e veçantë: “Ndaj Partizanit të Beogradit nuk është një ndeshje normale, për vetë rivalitetin dhe tensionin që ekziston mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Serbisë. Ftoj tifozët që mbështetja të jetë brenda kufirit të lojës së futbollit, pasi ne si shqiptarë e kemi treguar në raste më të mëdha se kjo për lidhjen që kemi me flamurin dhe atdhedashurinë.

“Jemi përgatitur për të dhënë më të mirën në fushë. Do të përqendrohemi te futbolli në fushë, sepse duam të marrim 3 pikët që na mbajnë në lojë për vendin e dytë në grup. Skënderbeu ka një grup shumë të mirë lojtarësh dhe gjithçka funksionon shumë mirë. Nuk ka rëndësi, nëse shënoj apo jo, madje do të isha shumë i lumtur edhe po të rrija në shtëpi. Mjafton të fitojë Skënderbeu, sepse kur shënoj ose pasoj unë, kjo nuk po ndodh. Atmosfera në grup është e shumë e mirë dhe të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin për të mirën e ekipit, duke lënë mënjanë egon personale”, theksoi mes të tjerash në konferencën e djeshme për shtyp mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online