Zgjohet Partizani, fundoset Vllaznia. Të kuqtë kanë shlyer humbjen e thellë në Gjirokastër, duke fituar 3-1 një ndeshje aspak të lehtë.
Tifozët ultra, Guerrilsat, nuk u futen në stadium pasi u kërkoheshin mjete identifikimi, gjë që nuk ndodh askund në Superiore.
Megjithatë, Partizani gjeti forcë dhe përfitoi me se miri edhe nga gabimet e Vllaznisë, skuadër shumë e brishtë në mbrojtje.
Ibrahimi e Çinari shënuan në pjesën e parë, por Progni shënoi në minutën e 65-të dhe Bardhi vulosi suksesin.
Partizani-Vllaznia 3-1
Shënues: Ibrahimi 9′,Progni 65′, Bardhi 83′ / Çinari 11′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Vila, Asani, Bardhi, Trashi, Progni. Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Marku, Ruçi, Bardulla, Krymi (Tafili 59′), Vucaj, Lika, Çinari, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Kalari 6′, Trashi 56′ / Çinari 63′, Lika 69′