Flamurtari dhuron spektakël dhe merr vendin e dytë në Kamzë

Perfeksion, ose aty pranë. Flamurtari ka triumfuar 3-0 në Kamzë, me një paraqitje të mrekullueshme.

Mbrojtje solide, organizim perfekt dhe cinizëm, ndoshta jo aty ku duhet, por gjithsesi tre gola janë shumë, për një skuadër që po luan pa Bushiç.

Kamza ishte e tronditur nga humbjet e fundit dhe që në pjesën e parë u dorëzua, duke pësuar dy gola. Kuqezinjtë shënuan me Ardit Hoxhajn dhe Zhufon dhe pjesa e dytë u administrua mirë nga vlonjatët.

Kamza tentoi gjithçka, krijoi edhe raste, por nuk është në moment të mirë dhe në fund u dorëzua, duke pësuar edhe golin e tretë, nga i riu Tungara.

Festë kuqezi, Flamurtari i dyti.

Kamza – Flamurtari         0-3

Shënues: Ardit Hoxhaj 21′, Zhufo 44′, Tungara 90+3

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Ymeraj (Imeri 46′), Arrabal, Rezi (Mumajesi 46′), Raçiç, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Useini, Kamara (Tungara 84′), Zhufo (Jakovljeviç 71′), Sidibe, Hoxhaj (Deliaj 79′), Alvesh. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Ymeraj 32′ / Alvesh 29′, Musta 29′, Useini 35′, Tungara 90’+3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online