Pa gola finalja e parë, Alijin e ndal shtylla

Virtus Entela e shmangu rënien direkte nga Seria B falë fitores në fushën e Novarës javën e shkuar, por ka ende shumë punë për të bërë dhe vajtja në play-off kundër Askolit nuk ka prodhuar rezultatin që priste skuadra e Llullakut dhe Alijit. Vetëm një barazim pa gola, shumë pak për Entelën, që për shkak të renditjes më të dobët, bie nga kategoria nëse nuk fiton javën e ardhshme në Askoli.

Ashtu si pritej, u luajt një ndeshje shumë nervoze dhe me pak raste për shënim. Llullaku ka kohë që hyn në stadium pa biletë dhe nuk e prek fushën, ndërsa Aliji është titullar fiks. Mbrojtësi i kombëtares ishte mjaft aktiv në këtë sfidë, sepse jo vetëm që mbrojti mirë, por ndihmoi edhe në fazën sulmuese.

Dy kartonë të verdhë të Askolit erdhën për faulle ndaj Alijit, ndërsa në fund pikërisht anësori i majtë goditi shtyllën, duke mos pasur fatin me vete, kur goditi një top që po dilte nga zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online