Pa fitues në Elbasan, asnjë ndryshim në renditje

Përfundon ndeshja në “Elbasan Arena”. Nuk ka fitues në takimin mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Korçarët marrin barazimin e dytë në tre ndeshje, teksa në shtëpi nuk kanë arritur që të marrin më shumë se një pikë, megjithatë është ende në garë për vendin e dytë. Të besuarit e Ilir Dajës patën disa mundësi të mira për shënim, por në minutat e fundit serbët e shtuan shumë presionin dhe mund të kishin shënuar, por falë Shehit në disa raste, por dhe fatit ndeshja u mbyll në barazim, pasi miqtë goditën dhe shtyllën në minutat shtesë.

Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket renditjes pasi në ndeshjen tjetër të grupit Dinamo e Kievit ka barazuar në shtëpi 2-2 me Jang Bojsin.

Europa League, 19 tetor 2017, ndeshja e tretë, “Elbasan Arena”, 21:05

Skënderbeu                0

Partizani Beogradit    0

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Muzaka (Osmani 90+1′), Dita (Shkodra 80′), Taku, Vangjeli, Radas (Aliti 32′), Xhejms, Lilaj, Soue. Të gatshëm: Teqja, Beneja, Sahiti, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Partizani Beogradit: Stojkoviç, Tauamba (Ozegoviç 66′), Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Soumah, Jevtoviç, Bilher, Miletiç 1, Mitroviç, Miletiç 2. Të gatshëm: Joviçiç, Iliç, Ostojiç, Radin, Antonov. Pantiç. Trajner: Miroslav Xhukiç.

Gjyqtarë: D. Stefanski, M. Boniek, D. Golis, K. Mirmus. Pas porte: B. Frankovski, Z. Dobrynin.

Kartonë të verdhë: Lilaj 38′ Jashanica 61′, Mici 90’/ Tauamba 34′, Tosiç 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online