Ajo që pritej me frikë, ndodhi: Skënderbeu nuk do të jetë në kupat e Europës dhe kjo ka pasoja të rënda.
Përtej faktit që dënimi është ende i varur prej vendimit final në CAS, për klubin korçar është një goditje shumë e rëndë financiare.
Thjesht pjesëmarrja në Europë këtë verë vlente mbi gjysmë milioni euro, ndërkohë që duke ditur forcën e Skënderbeut dhe avantazhin e shortit nga renditja e re e klubeve, qartësisht Skënderbeu shpresonte të kapte grupet të paktën në Europa League.
Me llogari të thjeshtë, Skënderbeu humbet nga gjysmë milioni deri në disa milionë euro për muajt e verës. Kjo do të thotë që klubi tashmë është në ajër, sepse nuk mund të rrezikojë dhe të investojë sërish si në sezonet e shkuar.
Disa lojtarë janë pa kontratë dhe kanë pritur gjatë, por tashmë largimi është i paevitueshëm, duke pasur parasysh që kanë kontrata mjaft të rëndësishme në Korçë.
Zoti vonon por nuk harron.
Mos u merzitni .
Para ujqerit e skedinave.
bravo kordharet