“Ozil nuk e meriton fanellën e Arsenalit”

Arsenali eliminohet nga Europa League, sezoni mbyllet me dështim, Arsen Venger largohet me kokën ulur, ndryshe nga sa shpresonte dhe meritonte një trajner i madh, që ka fituar dhe mbi të gjitha e ka bërë Arsenalin një ndër klubet më të pasur në planet, me menaxhimin perfekt të të ardhurave.

Në Angli Venger nuk është se ka shumë simpatizantë mes tifozëve të Arsenalit, por një legjendë e Arsenalit, ish-mbrojtësi Martin Lion, e ka gjithë inatin me dikë tjetër, gjermanin Mesut Ozil, i padukshëm në Madrid dhe i përlotur pas eliminimit.

“Arsen Venger ka investuar shumë para të ky lojtar dhe nuk shoh asnjë arsye për ta justifikuar këtë. Ozil në Madrid nuk e meritonte të mbante mbi shpinë fanellën e Arsenalit.

“Ai është kampion bote, është normale që të presim shumë prej tij. Nuk më mallëngjyer dot me lotët e tij të krokodilit. Ndoshta edhe Arsen Venger duhet të flasë hapur dhe të thotë kush dha gjithçka për të, sepse Ozil nuk m’u duk se dha ndonjë gjë”, komentoi Kioun, i cili ka luajtur mbi 300 ndeshje në Premier Ligë për Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *