Sikur të mos mjaftojnë kritikat nga Gjermani, Mesut Ozil tani duhet të mendojë edhe për sulmet që i bëjnë ish-lojtarët e Arsenalit. Duhet të jemi realist që performanca e Gjermanit nuk ka qenë ajo e kohëve të tij të arta, megjithatë ka individë që shkojnë akoma dhe më tej, duke e konsideruar se turko-gjermani ka qenë një fantazmë në fushën e blerta.
Emanuel Petit e ka sulmuar ashpër Ozilin, në një deklaratë të dhënë së fundi për mediat angleze. Ish-lojtari i “topçinjve” ka veçuar se nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e fantazistit.
“Ozil ishte një nga futbollistët më të mirë në botë, por tani mendoj se ai e ka humbur dëshirën për të luajtur. Edhe në ndeshjen me Brajtonin u zëvendësua në momentin e duhur, duke mos lënë gjurmë në fushë. Unë jam një tifoz i madh i tij, por në dy vitet e fundit ai ka qenë një fantazmë në fushën e lojës me fanellën e Arsenalit”.