Ounas “turpëron” Hysajn në sytë e Ançelotit

Adam Ounas është një prej lojtarëve që spikat më tepër gjatë fazës përgatitore të Napolit. Pas një sezoni ku qëndroi për shumë kohë në stolin e rezervave, 21-vjeçari algjerian po provon të tregojë të gjithë potencialin, për të bindur trajnerin Karlo Ançeloti që ti besojë një rol protagonisti në skuadër.

Në një prej seancave stërvitore të ekipit në Dimaro, pjesë e përgatitjeve ishte loja një kundër një. Ylli i përfaqësueses u vendos përballë Elseid Hysaj. Edhe pse ndaj një prej mbrojtësve më të fort të Serisë A, Ounas u improvizua si Ronaldinjo.

Driblime dhe shpërthime shpejtësie, përballë të cilave mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk mund të bënte asgjë. E gjithë skena ndodhi përpara syve të trajnerit Ançeloti, që po vëzhgon me kujdes lojtarët, për të përzgjedhur ata që do të jenë titullarët e sezonit të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *