Oto Bariç “nxin” Dinamon: Zor se fiton në Shqipëri, ka ekip mediokër

Një ndër emrat më të kualifikuar për të folur për ndeshjen Dinamo Zagreb-Skënderbeu është pa dyshim Oto Bariç, trajneri veteran i cili ndër të tjera ka drejtuar Shqipërinë, por edhe Dinamon e Zagrebit.

I intervistuar nga “24sata.hr”, Bariç ka kritikuar ashpër Dinamon: “Nuk mund të flas për Dinamon, ju lutem. Do të dëshiroja të thosha diçka të këndshme dhe nuk mundem. Kam thënë kaq shumë gjëra, por nuk shoh progres. Kam frikë se askush nuk po më dëgjon”, shprehet trajneri i madh kroat.

Paraqitja e Dinamos kundër Skënderbeut zhgënjeu 10.000 tifozët që ishin në stadium, të cilët e mbytën skuadrën në fishkëllima, ndërsa Bariç bashkohet me korin e kritikëve: “Gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Diçka duhet të ndryshojë. Ka shumë pak lojtarë të cilët mund të luajnë në nivelin europian. Nuk flas për kulmin në Europë, por për Europa League, në play-off. Kam frikë se Dinamo nuk do të fitojë në Shqipëri. Nëse nuk do të jetë Sudani, gjithçka do të mbetet mbi shpatullat e një lojtari, Fernandes. Dhe të tre klubet tona, Osijek, Hajduk dhe Rijeka, luajnë më mirë sesa Dinamo. Kjo gjë më shkakton dhimbje. Jo për shkak të klubeve të mësipërm, jam i lumtur për ta, por për Dinamon”.

Skënderbeu luajti mirë, por nuk është në nivelin e Dinamos në shumë drejtime. “Ju lutem, ju lutem. Kur unë isha trajneri i Dinamos, ne u shënonim 7-8 gola shqiptarëve, ishin ndeshje të lehta. Dinamo duhet të mendojë për të ardhmen, nuk ka të bëjë me trajnerin. Drejtuesit çdo vit shesin lojtarët më të mirë dhe nuk blejnë asgjë. Si mund të jetë në rregull kjo?”.

Në fakt, në vitin 1996 Dinamo e drejtuar nga Bariç mposhti Tiranën dy herë, me shumë lehtësi, duke u shënuar 10 gola në total.

“Edhe kur luaja me skuadra të tjera kundër shqiptarëve, ata ishin ndeshje që kishin fund të njëjtë. Kjo është arsyeja pse nuk ka kuptim kjo Dinamo”, tha ai.

Bariç ka kritikuar ashpër politikat e klubit, “shit tani e bli më vonë”, ndërsa është treguar i ashpër edhe me një nga talentet e Dinamos së Zagrebit, Ante Çoriç, i zëvendësuar shumë shpejt: “Të gjithë flasin për Çoriç, por ai nuk është një lider. Edo Mujçin ishte 10 herë më i mirë për Dinamon. Lideri duhet të imponohet, të udhëheqë skuadrën, të jetë vazhdimisht i pranishëm në fushë. Nuk mjafton vetëm të thuash ‘do të bëhem lider këtu’. Nuk mjafton kaq. Sinqerisht, kam frikë për Dinamon. Gjërat nuk duken mirë, aspak”, tha Bariç.

One thought on “Oto Bariç “nxin” Dinamon: Zor se fiton në Shqipëri, ka ekip mediokër

  1. Dinamo e Zagrebit eshte nje ekip i mire dhe me eksperience ne futbollin europian, por zoti Baric, kohrat kur ekipet shqiptare mundeshin lehte dhe me rezultat te thelle, tashme i takojne se shkuares! Ata jane forcuar mjaft, dhe kane brenda elemente te spikatur te futbollit modern! Dinamo juaj dhe mund te kualifikohet, por ju siguroj se nuk do e kete aspak te lehte! Per kete jam shume i sigurte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online