Osmani: Tani Superkupa me gocat e Partizanit!

Një ndër veteranët e Skënderbeut, që ka fituar tashmë gjithçka me klubin korçar, Tefik Osmani, feston me të drejtë kupën, ka një dedikim të veçantë, por edhe një provokim.

“Fitorja e Kupës? Kam deklaruar se po të fitojmë Kupën do të bëjmë Superkupën me gocat e ekipit të Partizanit. Unë e kam gati skuadrën time. Kjo ishte një batutë se unë nuk rri dot.

“Na mungonte vetëm Kupa e Shqipërisë dhe mua më mungonte dhe jemi të kompletuar tani

“Çelësi i suksesit? Ekipi i Skënderbeut ka qenë grupi dhe kur grupi dhe kemi pasur një grup të mirë. Unë do veçoja Muzakën për sezonin që ka bërë. Unë e njoh prej vitesh por se kam parë të luajë si këtë sezon.

“Festat me të shara? Kujt t’i djegë le ta mbajë. Ne na kanë pritur me të shatra kur , ne nuk reagojmë.

“Momenti më i mirë i juaji? Te Tirana kam mësuar shumë gjëra, kam mësuar dhe gjërat e mira dhe të këqijat. Ky titull i këtij viti është më i veçantë, pasi kaluam 4 ture, luajtëm në grupe, jem ndeshur si të barabartë dhe kemi bërë diferencë në kampionat dhe kemi marrë 2 trofe. Është meritë e gjithë grupit që nga presidenti deri te punëtori që nuk patëm luhatje, pas problemeve që patëm dhe me UEFA-n. Nëse nuk do ishte një skuadër me eksperiencë do e humbiste titullin.

“Dedikim i veçantë për këtë sezon? Familja më rri afër, dy çunat dhe bashkëshortja, por unë çdo gjë ja dedikoj vëllait që ndërroi jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *