Tefik Osmani njihet për batutat e tij. Shpesh ngacmon me deklarata, ndërkohë që në raste të tjera zgjedh rrjetet sociale për të bërë “zhurmë”. Së fundmi ka postuar një foto me Erjon Braçen, deputetin e Partisë Socialiste që njihet edhe si një mbështetës “i thekur” i Partizanit.
Por çfarë shkuan korçari? “Asgjë nuk është ashtu siç duket, asnjëherë”. Kuptimi? Osmani e di më së miri. Si zakonisht është i padeshifrueshëm. Me siguri Braçe e sheh me sy tjetër tani që shtatlarti është pjesë e Teutës.
Por nuk është i vetmi që përcjell mesazhe përmes rrjeteve sociale. Një tjetër qendërmbrojtës, i ri në moshë, si Jon Mersinaj, “ngacmon” sulmuesit. Futbollisti i Laçit, i marrë në huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, shkuan: “Sulmet shesin biletat, mbrojtjet fitojnë kampionatet”. Diçka të tillë në fakt e thonë shpesh edhe trajnerët.