Mbrojtësi kavajas nënvizon se ekipi i sezonit të fundit tejkaloi ciklin “eksperimental”
Fatmir Efica
Besa ka lënë pas një sezon të vështirë. Por, tashmë, ka ardhur koha që ata lojtarë kavajas, të cilët kanë luajtur dhe janë quajtur debutues në vitet e fundit, në edicionin 2017-2018, në rolin e liderit të udhëheqin skuadrën e tyre për më shumë..
EKSPERMENTET – Mbrojtësi Ardit Osmani, në një prononcim për “Sport Eskpres”, thotë se trajnerët që drejtuar kavajasit edicionin e shkuar bën edhe disa eksperimente: “Pati shumë të tilla. Nga skuadra e verës së kaluar, te ajo e bërë disi më ngutshëm në dimër. Në të gjitha postet e formacionit vijonin e provoheshin pa asnjë “doganë” a sugjerim paraprak, mbështetur dhe nga nevojat, lojtarë pa kurrfarë “CV”-je.
Të zgjedhësh Besën për t’u afirmuar është mirë duke e shfrytëzuar emrin e saj të madh. Por, të ngecësh në fushë për sa i takon kontributit konkret, kështu dëmton jo vetëm imazhin e skuadrës po çdo lojtar jabanxhi apo i huaj, afirmimin e merr vërtetë “gratis”, dhe cënon kontigjentin e futbollistëve që kishte e ka me bollëk organika e Besës. Të cilët, për shumë e shumë arsye nëse do të kishin më tepër akses në aktivizimet e tyre patjetër që do të bënin shumëçka në mirë të një paraqitjeje dhe në funksion të rezultateve më të mira për ekipin. Me më shumë ambicie e pretendime. Dhe jam i sigurt e kam besim se objektiv të saj madhor ka synimin e rikthimit të saj në Kategorinë Superiore”, ka theksuar mbrojtësi i talentuar Ardit Osmani.
2
Sezone ka mbrojtësi kavajas 21-vjeçar Ardit Osmani që luan në radhët e Besës si mbrojtës i krahut të majtë.
10
Ndeshje luajti Osmani në kampionatin e fundit.
1
gol ka shënuar lojtari gjatë sezonit të fundit, në një ndeshje miqësore barazuar 1-1 ndaj Laçit, luajtur në Kamzë.