Edhe pas rinisjes së kampionatit pas pandemisë, janë hapur sërish diskutime sa i përket vendimeve të arbitrave. Këtë herë ishte Flamurtari që nëpërmjet disa publikimeve të videos nga ana e lojtarëve dhe vetë trajnerit, e kanë cilësuar si gabim të përsëritur nga arbitrat dhënien e një penalltie kundër vlonjatëve.
Këtë herë do të ishte momenti që zhbllokoi ndeshjen në atë humbje me rezultatin 1-3 ndaj Vllaznisë. Por është Ermir Vajushi që nëpërmjet një foto tregon shkeljen që i është bërë lojtarit të ekipit shkodran dhe arsyen se përse u akordua 11-metërsh. Një ndërhyrje kjo tërësisht e evitueshme duke marrë për bazë faktin se lojtari kundërshtar ishte duke dalë nga zona dhe nuk përbënte rrezik për të gjuajtur drejt portës së Flamurtarit. /Sport Ekspres/