Orikumi nuk ka vetëm plazhin, tani futbolli pushton qytezën!

Dy sezonet e fundit më të mirat e historisë, skuadra që shihet si “Flamurtari B” ka shansin tenton sërish hapin e madh të enjten!

Erjon Saliu

Futbolli në Shqipëri është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Madje, jo vetëm qytetet e mëdha ku ka lindur lija e bukur por edhe në komuna apo qyteza ka marrë jehonë. Shënkolli në Veri apo dikur Ada e Mamurrasi. Ndërsa një ekip simpatik është Orikumi, shumë dekada më parë pjesë e hartës së futbollit. Por, rregullisht një dekadë më parë beri kapërcimin e madhe. Nga Kategoria e Parë, ne të Dytën e tashmë synon historinë, asaj të cilës iu afrua edhe vitin e shkuar dhe në ndeshje shtesë me Tërbunin e Kategorisë së Parë në “Elbasan Arena” u mund 2-0. Por Orikasit e këtij sezoni janë më të fortë, më solidë e më shumë kualitet, ëndrra duket shumë pranë dhe te gjithë besojnë…

“Kemi një grup djemsh të mrekullueshëm, është bërë një punë kolosale disavjeçare jo vetëm këtë sezon. Ndaj edhe unë kam besimin se ka ardhur momenti i Orikumit. Do të jemi dinjitozë sepse kemi edhe  kualitete si: Gjinaj, Metaj, Çaushaj apo dhe Dhrami. Pa harruar edhe të tjerët me Muhon, Livanajn, Kongjonin, apo dhe të tjerë me radhë që kanë 5-10 vjet që luajnë së bashku. Jemi krenarë për këtë grup dhe unë kam besim se me mbështetjen e madhe të tifozëve tanë, ne do të jemi një skuadër solide dhe do të ngjitemi në të Parën”,- ka thënë Gëzim Capoj, i cili i ka qëndruar afër ekipit të futbollit duke financuar shumë dhe duke bërë që krahas Flamurtarit, Vlora tashmë të krenohet edhe me Orikumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *