Orges Shehi sheh pasojat e dëmtimit të Musollit, kapiteni nuk e braktis stërvitjen e Kukësit

Orges Shehi e ka marrë në drejtim Kukësin dhe sot ka qenë në stërvitjen e ekipit. Së bashku me të ishte edhe ndihmësi Rrahman Hallaçi, për të nisur me udhëzimet e lojtarëve dhe për të punuar në pjesën e aspektit psikologjik pasi skuadra ka tre ndeshje radhazi që po pëson në minutat e fundit.

Por gjithashtu në stërvitje ishte edhe kapiteni Besar Musolli, për ta ndjekur nga stoli. Kjo pasi mesfushori i verilindorëve është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Teutës dhe do të mungojë ndaj Vllaznisë. Prezenca e tij ishte për t’i uruar shokëve të skuadrës suksesin në ndeshjen e radhës, ndërkohë që Shehi ka parë edhe pasojat e dëmtimit të Musollit në përballjen e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online