Dede analizon Partizanin dhe tregon problemin: Mala tre muaj jashtë fushe, a ndërrohet me Brojën?

Nevil Dede ka bërë analizën e Partizanit, teksa është i ftuar në emisionin “Pressing”. Trajneri i njohur ka folur për situatën e të kuqëve në aspektin e menaxhimit të lojtarëve. Sigurisht që çështja kryesore është ajo e menaxhimit të Esat Malës, që u la jashtë fushe për tre muaj me vendim të vetë klubit, por më pas do të dorëzoheshin, për ta rikthyer sërish. E më pas do të aktivizohej për disa minuta kundër Tiranës.

“Më takon të flas për anën teknike dhe për sjelljen e lojtarëve dhe trajnerit. Nuk më takon mua të merrem me moviolë. Fillimi ishte i mirë për Partizanin, e kishin përgatitur ndeshjen. Tirana është në eufori dhe nuk u bën përshtypje që pësojnë. Kanë përmbysur disa ndeshje. Deri te goli i katërt, të gjithë i shënoi Partizani vetë. Vetëm goli i fundit u shënua nga Muçi.

Një lojtar si Mala, tre muaj jashtë fushave, a mund të ndërrohet me Brojën? Janë disa problematika q Tirana i shfrytëzoi. I vetmi lojtar që po e përballonte ishte Broja. E di trajneri kë zëvendëson. Është e dhimbshme kur shënohet autogol në derbi. Gabimet janë disa te goli i katërt, nga mbrojtësi i majtë te qendrat. Partizani ishte përgatitur mirë, por nuk e zhvilloi aq mirë”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online