Dhurata e Vitit të Ri vjen për të kuqtë, Orges Shehi është trajneri i ri i Partizanit. Pas gjithë kaosit gjyqësor të zhvilluar me Tiranën, tani Shehin nuk e ndalon më asgjë për aventurën e re në karrierë.
Kështu Shehi firmosi kontratën e re te Partizani, në shoqërinë e Olsi Ramës dhe drejtorit Abilaliaj. Trajneri i ri u prezantua përpara gazetarëve duke treguar emocionet për këtë aventurë./Sport Ekspres/