Ishte te Tirana dhe u zyrtarizua sot te Partizani, Orges Shehi: Nuk jam as i pari dhe as i fundit që bëj kalime të tilla

Dhurata e Vitit të Ri vjen për të kuqtë, Orges Shehi është trajneri i ri i Partizanit. Pas gjithë kaosit gjyqësor të zhvilluar me Tiranën, tani Shehin nuk e ndalon më asgjë për aventurën e re në karrierë.

Kështu Shehi firmosi kontratën e re te Partizani, në shoqërinë e Olsi Ramës dhe drejtorit Abilaliaj. Trajneri i ri u prezantua përpara gazetarëve duke treguar emocionet për këtë aventurë.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë.

Tani jemi në prezantimin e vitit të vjetër dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku.

Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar për më mirë. kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thash pak më parë. plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu.

E thash pak më parë, kur kalon nga një klub në një tjetër që kanë histori dhe janë rivalë të përjetshëm sportivë, çdo njeri e percepton dhe e mendon sipas asaj që ai kërkon ta mendojë ose ta perceptojë. Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionalizmin tonë të jemi korrekt, të jemi seriozë dhe të jemi strikt në parimet tona. Kështu që mendoj se nuk jam as i pari, as i fundit që kalon nga një klub në një tjetër, edhe për shkak të historisë së tyre. Kështu që përqendrimi është maksimal dhe mua më mbetet vetëm që të kemi punë, përpjekje, përqendrim, disiplinë dhe në fund fare të kemi atë që quhet fat. Pra fati është e kotë që të përmendet nëse nuk kemi këto elemente që përmenda”, tha Shehi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online