“Ore a është dënuar gjë ky Skënderbeu në Europë?”! Hysen Dedja mbetet i mahnitur: Nuk e di, bravo u qoftë!

Nga Klaudio Ndreca

Nëse Tirana e Egbos meriton vlerësime të mëdha për sukseset e arritura deri në këto momente, të njëjtat duartrokitje meriton edhe Skënderbeu i Dajës. Korçarët janë duke gjetur një seri fitoresh, duke mos harruar për asnjë moment dënimin që kanë në Europë.

Pra për çdo ekip tjetër një motivim i tillë më pak se të tjerët, do e dërgonte në nivelin më të ulët anën psikologjike të lojtarëve, duke u larguar drejt Kategorisë së Parë ende pa u mbyllur kampionati. Por ky rast nuk ndodhi me Skënderbeun, që gjendet në vendin e tretë dhe vetëm tre pikë larg Kukësit. Vlerësime të mëdha për korçarët ka ardhur edhe nga trajneri Hysen Dedja, që mbetet i mahnitur nga makinera e Dajës në prononcimin e dhënë për “Fair Play”:

“Ore unë nuk e di, a është dënuar Skënderbeu? A do të luajë në Europë? Unë nuk e di, po bravo u qoftë! Bravo për presidentin e klubit, trajnerin dhe mënyrën sesi kanë arritur që të motivojnë skuadrën. I kam parë dhe kanë qenë fantastikë në lojën e tyre. Nuk e di si do të jetë përgjigja për ta se i kam ndjekur pak mediat, por është vërtet e veçantë”, tha Dedja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online