Ora policore i lë katër ndeshjet në të njëjtin moment, këto janë përballet e Superiores

Fitorja e Teutës në shifrat 2-0 kundër Skënderbeut i ka hapur rrugën fazës së tretë në Superiore. Në ditën e sotme do të zhvillohen të gjitha takimet e mbetura në orën 14:00, me disa ndryshime për të mbërritur deri këtu për shkakun e orës policore. Tirana-Kukësi do të jetë krye ndeshja e javës, ndërsa Partizani do të udhëtojë në transfertën e vështirë ndaj Kastriotit.

Vllaznia e ka si detyrim rikthimin te fitorja për të vazhduar në rrugën e titullit kampion, atje ku duhet të mund Apoloninë. Djemtë e Brdariç janë duke përjetuar krizën e vogël pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të kishin 3 ndeshje radhazi pa fituar. Sa i përket Laçit, kurbinasit kërkojnë triumfin e radhës ndaj Bylisit, në mënyrë që fitorja ndaj Vllaznisë të mos zhvlerësohet. /Sport Ekspres/

E shtunë, 13 shkurt 2021

Ora 14:00 Tirana-Kukësi
Ora 14:00 Bylis-Laçi
Ora 14:00 Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 Vllaznia-Apolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *