Më shumë se dy vite pa Kombëtaren, Southgate kthen mbrojtësin e “djajve” kundër Shqipërisë

Muaji mars është duke afruar gjithmonë e më tepër, atje ku skena e futbollit dhe spektaklit i lihet Kombëtareve. Në fundin e muajit të ardhshëm do të kemi edhe përballjet e Kombëtareve sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Shqipëria do të luajë kundër Anglisë në datën 28 mars, pasi të ketë mbyllur fillimisht transfertën me Andorrën. Në orët e fundit është “Daily Mail” që ka raportuar të veçantën që vjen nga “tre luanët”.

Trajneri Southgate ka vendosur që të kthejë në Kombëtare mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw. Ky i fundit ka më tepër se dy vite pa përfaqësuar Anglinë për shkakun e dëmtimeve dhe njëkohësisht humbjen e formës. Por paraqitjet fantastike që ka bërë në këtë sezon me Manchester United e kanë bindur Southgate për të afruar këtë lojtar në Kombëtare. Gjithashtu pritet që edhe qendërmbrojtësi i Manchester City-t, John Stones, të kthehet me “tre luanët” pasi nuk ka qenë pjesë e saj që prej nëntorit të 2019. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online