Disa klube as që “e kishin vënë ujin në zjarr” për shortin e Kategorisë së Parë. Të Korabi e kanë parë ndryshe dhe administratori Fehmi Mëziu ka qenë i pranishëm dhe ka folur për ekipin e tij.
“Jemi stërvitur në kushte mjaft të mira në Pukë. Tani jemi kthyer në Tiranë. Është bërë një punë e mirë, jemi sforcuar shumë edhe për krijimin e kushteve të mira të akomodimit dhe në stadium”, tha fillimisht Mëziu në “Sport Ekspres”.
Ai theksoi se Korabi është gati dhe se do prezantojë këto ditë lojtarët e afruar. “Skuadra është kompletuar, këto ditë do të prezantojme lojtarët e rinj, pasi jemi duke dorëzuar kontratat në Federatë. Jemi optimistë për sezonin e ri, këtë vit kemi punuar mirë dhe në kohë, ndaj synojmë një paraqitje shumë më të mirë sesa sezonin e shkuar”, përfundoi Mëziu.