Ballist Morina mund të mos ekstradohet drejt Serbisë. Ndërhyrja e qeverisë shqiptare po jep fryte dhe tashmë edhe vetë gjykatësi që urdhëroi për ekstradimin e Morinës, Pero Miloglav, në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”, deklaroi se vendimi ka shumë mundësi të anulohet. Miloglav sqaroi se do te jetë Gjykata e Lartë e Zagrebit ajo që do të jetë vendimin përfundimtar dhr kjo gjykatë ka shumë gjasa ta anulojë ekstradimin. Më pas, do të jetë ministri kroat Drago Boshnjak që do të vendosë në lidhje me ekstradimin, edhe nëse nuk ka vendim pozitiv nga Gjykata e Lartë.
PROCEDIM PENAL NË TIRANË – Edhe nëse proteston për një kauzë të drejtë, sërish ka rregulla, që të paktën për popullin e thjeshtë edhe respektohen. Tifozët që protestuan para godinës së Kryeministrisë dhe para zyrave të FSHF-së dhe Ambasadës së Kroacisë nuk kishin leje për organizim tubimi.
Për këtë arsye, organizatorët duhet të paraqiten para Gjykatës së Tiranës, pasi janë kallzuar në Prokurori nga Komisariati Nr. 1 i Policisë. Gjithsesi, është një procedurë standarde dhe në të shkuarën nuk është dënuar ndonjë politikan, sepse mitingje të paligjshme bëjnë sa herë t’u teket, për të mirën e popullit, natyrisht.