Klaudio Markizio nuk është më pjesë e Juventusit dhe largimi i tij siç dihet solli kritika të tifozëve për klubin bardhezi. Gjithsesi tani me rëndësi është e ardhmja e mesfushorit dhe në fakt nuk është se i kanë munguar ofertat.
Destinacioni i mundshëm është Sportingu i Lisbonës, që pas emërimit të presidentit të ri pritet të zyrtarizojë Klaudio Ranierin në stol. Tekniku italian e do Markizion në ekipin e tij dhe e ka marrë një përgjigje pozitive.
Por, pavarësisht kësaj, ka edhe klube të tjera që mendojnë transferimin e mesfushorit 32-vjeçar. Sampdoria po vlerëson mundësinë për ta afruar në ekip Markizion, sikurse raporton “Secolo XIX”. Gjithçka është në kuadrin e një ideje, që në fakt duket mjaft interesante.