Opinion nga Xhevdet Zekaj/ Mos e përzieni futbollin me llumin e të fortëve dhe politikanëve!

Nga prof. dr. Xhevdet ZEKAJ

Fushata për zgjedhjet në futbollin shqiptar filloi, edhe akuzat filluan. Ka filluar e ashpër më shumë në aspektin propagandistik dhe mediatik se sa në realitet, në përmbajtje dhe platforma. Cfarë ka ndodhur e cfarë po ndodh?  Një gjë është e sigurt se Shakohoxha, Starova, Prodani në të mrë a të keq, janë direkt ose indirekt pjesë e votimeve për drejtuesit e futbollit në vend prej 20 vitesh së bashku, në të gjithë periudhën e Dukës.

Në fakt, Starova ende nuk është prononcuar për asgjë në këtë fushatë, edhe pse mund të ketë ndryshuar taktikë, ka vendosur të punojë nën rrogoz. Frika që po proklamojnë Shakohoxha dhe Prodani duket e pajustifikueshme.  Ata thonë se janë fitues. Një skuadër që është fituese nuk ka pse të trembet. O janë fituese, o nuk janë. O besojnë te triumfi, o nuk besojnë.

Me propagandë nuk shtyhet krejt fushata, duhen fakte, argumenta dhe projekte për t’i besuar në atë që kontestojnë dhe premtojnë. Ata shqetësohen për shoqatat dhe problematikat e tjera, se mund të abuzojë pushteti që ka Federata ndaj tyre. Këto probleme kanë qenë deri para zgjedhjeve të kaluara, kur statuti nuk kishte kaluar në asamble, nuk ishte miratuar në gjykatë, nuk ishte miratuar nga Ministria e Arsimit, shoqatat nuk ishin ligjëruar.

Këto probleme janë zgjidhur brenda komunitetit të futbollit tashmë. Atëherë për cfarë frike flitet, për cfarë mashtrimesh e keni fjalën? Po ka një frikë: është përzierja e të fortëve doshianë, mëzianë,  bokesh e nokesh të kujtdo qoftë siç flitet nën zë. Frikë është futja në lojë e politikanëve për ta bërë familjen e futbollit si partinë demokratike, apo dhe më keq.

Pra, nëse qahen se FSHF mund të ushtrojë pushtetin e saj mbi anëtarët, kjo nuk i jep të drejtë, madje është e turpshme për ta që të përdorin pushtetin politik, ndonjë politikan edhe afër Partizanit (nuk bëhet fjalë për Edi Ramën sepse ai nuk e rruan për këto, madje as Finon nuk e mbështeti fare po se mbani mend) apo akoma më keq të “FORTET”.  Po kjo është frikë që do u kthehet bumerangë kujtdo qoftë.

Futbolli është gjëja më e bukur që kemi, ndaj ju lutem mos e përzieni edhe atë me llumin e të fortëve apo politikanëve. Zgjedhjet për shoqatat nuk do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në asamblenë e radhës. Shakohoxha dhe Prodani e thonë vetë se shumë shoqata i kanë në mbështetje të tyre. Me atë që deklarojnë, i bie se kanë mbi 15 shoqata me vete. Prandaj, loja duhet të ketë taktikë tjetër.

Fushata duhet të jetë me ide, programe, ndryshime; jo me frikë, por me besim; jo me dyshime, por me realitet. Fushata nuk duhet bërë si te Partia Demokratike, por për t’i bashkuar njerëzit e futbollit rreth ideve, ndryshimit. Nuk fitohet me të qarë dhe ulëritur, as me ankesa. Nuk fitohet as me të … me atë të çeçoit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online