Opinion nga Altin Sulçe/ Zëri i ngjirur…

Nga Altin Sulçe

Shqipëria e futbollit është gdhirë pas një mbrëmje ëndrrash, ndryshe nga herët e tjera… Vërtet ndryshe, e relaksuar, e gëzuar, e çliruar…

Në fakt lojtarët e kombëtares i ka zënë lemza shpesh, pasi emri i tyre është lakuar në të gjitha rasat nga mediat kontinentale dhe jo vetëm.

Lumi i komplimenteve për kuqezinjtë, ka ardhur nga emra të shquar, të cilët gjithnjë e më tepër po njihen me një realitet të ri, mbërritjen e futbollit shqiptar në sallonet e mëdha të Europës…

Shqiptarët të premten e 13 tetorit kanë qenë të ngjirur, pasi kanë thërritur si asnjëherë tjetër heronjtë e tyre.

Këtë e shihje qartë, edhe te gazetarët në studiot televizive, tek raportonin jo normalisht, pas një mbrëmjeje vullkanike.

Farmacitë në vend kanë pasur më shumë njerëz në dyert e tyre, që donin diçka për të rregulluar zërin e humbur në mbështetjen e kombëtares. Por gjithsesi kjo sakrificë ia vlejti, për të arkivuar në bankën e memories çaste unikale, çaste krenarie, që këta djem i dhuruan në një mënyrë krejt të veçantë. Por kafja e së premtes ka qenë më e bukura dhe më e shijshmja, ku marka u harrua, sepse tema kudo ishte ndeshja me Çekinë.

Edhe pse ashtu me zë të ngjirur, flitej vetëm për një gjë: Kombëtaren! Çfarë force paska ajo, është vërtet e pabesueshme! Këta djem dhe Sylvinho po na udhëheqin drejt brigjeve të reja dhe ne të gjithë jemi fort bashkë me ta, kudo dhe kurdo, për të thirrur: Shqipëri, Shqipëri.

Ne sot jemi të ngjirur, por nesër do të jemi gati, gati për marshimin e madh të radhës, të udhëtimit tonë kuqezi. Gjermania këtë herë nuk do presë vetëm punëtorë, por edhe tifozë futbolli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online