“Mora Fjalë”, legjendari Adem Jashari po bashkon ‘zemrat’ e gjithë shqiptarëve edhe në paqe

Nga Mërgim Rrecaj

‘Air Albania’ është shndërruar në një arenë ku shqiptarët po dhurojnë spektakël të madh dhe emocione të jashtëzakonshme. ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe tifo-grupet tjera nga mbarë trojet shqiptare e kanë kthyer këtë stadium në një vend ku bashkimi kombëtar nuk duket një ëndërr, por një realitet.

Ashtu siç tribunat janë të mbushura me shqiptarë nga të gjitha viset, ashtu edhe Kombëtarja përbëhet nga yje që po shkëlqejnë dhe po prezantojnë suksesshëm, Prishtinën, Shkupin e Tiranën, natyrisht kjo në të përgjithshmën, sepse shtrirja është shumë më e gjerë dhe në shumë qytete tjera nga mbarë shqiptaria.

Ka një kryevepër muzikore që krijon emocione të jashtëzakonshme gjatë një ndeshje, e që tashmë po kthehet në një ‘himn’ të përgjithshëm identifikimi dhe si një pikë e fortë motivuese. Kënga ‘Mora fjalë’ zhurmon dhe tingëllon jo vetëm në veshët, por prek thellë emocionalisht zemrat e gjithë shqiptarëve, mbi të gjitha elektrizon atmosferën kur përmendet emri i komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili figurativisht duket se nuk i’u rezitoi dot mbrëmë thirrjeve ‘Çohu Adem’, duke ‘zbritur’ në mitikun ‘Air Albania’, kjo vetëm figurativisht, sepse aty në realitet ishte djali i tij, Lulzim Jashari.

Përfundimisht Shqipëria nuk po fiton vetëm kualifikimin në ‘Euro 2024’, por po e kthen si kurrë më parë unitetin mes shqiptarëve nga të gjitha trojet, e mbi të gjitha së bashku po futemi në mes të një historie të re e të ndritur, që duket se do të shkruhet me shkronja të ‘arta’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online