Opinion nga Altin Sulçe/ “Boje” Broje…!

Opinion nga Altin Sulçe për “Sport Ekspres”

Të gjithë jemi bashkarisht në një gjumë të ëmbël. Dhe jemi mirë, mos na zgjoni, na lini në ëndrën tonë të topit, se qënka nga ato ëndrra që mërzitesh kur dikush të zgjon… Personazhi i ri, është një djal emigrantësh, tipik histori e dhimbshme shqiptare.

Prejardhjen e ka nga Kopliku. Është i gjatë dhe shumë potent, kurojoz dhe super i shpejtë, kot nuk është lojtar i përzgjedhur në Premier League angleze. Armando, duket qa ka ardhur si “peshqesh” i veçantë, për të inspiruar një komb të tërë, në një vend që kishte harruar të festojë në këto ditë të vështira gri pandemije…

Deri në minutat e fundit në ndeshjen me Hungarinë në “Elbasan Arena”, thjesht po luanin futboll, proçedurë e zakontë… Por Broja edhe pse vetëm 19 vjeç, erdhi nga stoli, me grintën e fshehur dhe na mesoi se duhet të gëzojmë, dhe sëbashku mund të bëjmë gjëra të mëdha.

E bëri të parën dhe në Budapest të dytën , kjo e fundit ishtë një kryevepër arti, në fakt kishte në brendi edhe dhunë artistike… Nejse, le të shohim pak se si Broja erdhi deri këtu… I lindur më 10 shtator 2001 në Londër, ashtu si dy motrat e tij, Broja i tha jo Anglisë për t’u bërë përgjithmonë pjesë kuqezi dhe nderuar prindërit e tij dhe bashkëatdhetarët e tyre. Babai dhe nëna e Brojës janë lindur dhe rritur në Shqipëri, në Malësi të Madhe pikërisht në Koplik. Mes sakrificave të panumërta arritën ta çonin djalin e tyre në moshën tetë vjecare në një akademui futbolli.

Dielli atë ditë ishe prezent si rrallëherë në Londër, pasi ditët gri dhe me shi në Angli janë mazhorancë. Trajneri i parë i tha të atit , që djali është interesant ka karakteristika “strajkeri”, nuk është njësoj si fëmijët e tjerë. Dhë hapat në karrierë të Brojës ishin të mëdha, ashtu si hapat në fushën e lojës… Shpejt Armando u bë i Chelsea-it dhe Southampton -it , por mbi të gjitha u bë beniamini i shqiptarëve në vetëm disa ndeshje.

Broja është kthyer shume shpejt në dashuri për tifozët kuqezi, një dashuri që ekzistonte, por nuk kishte adresë, nuk i dedikohej dot asnjë personi, pasi mungonte një yll i mirfilltë. Persëri në Angli, te Chelsea, trajneri Tuchel tha se e donte në ekip, por Broja dëshironte të luante më shumë dhe me të drejtë, dëshironte fushën ashtu siç bëri në kampionatin holandez me Vitesse, ku golat e shumtë bën rikthimin e madh në “Stamford Bridge” .

Mbrëmjen e së martës në ndeshjen kruciale me Poloninë, Broja, do të ketë mbi shpatullat e tij ende të njoma, peshën e një kombi të tërë. Por mos harrojmë që është vetëm një djalosh, edhe pse i gjatë 191 cm , është vetëm 19 vjeç, dhe duhet ta ruajmë dhe ta rrisim me kujdes. Reja mund ta lërë edhe në stol, të paktën në fillim, për të nisur në pjesën e dytë. “Gjyshi” italian di si ti trajtojë “nipërit” e shumtë në karrierë. Reja ka gjithë ekperiencën e duhur dhe e di shumë mirë si duhet të sillet me të rinjtë.

Po tifozët e duan në fushëk, pasi ne “trajnerët kolektivë” themi: pse nuk e fut, ça bo ky kështu?! Në fakt, ne duhet ta lëmë italianin të bëjë punën dhe Brojën të jetojë dhe luajë lojën më të bukur në botë, futbollin. Atë lojë që e kanë pasur të vështirë ta lujnë burra në vite dhe në moshë… Broja duket si djali që do t’i zgjidh hallet e fisit të futbollit, si djali i suksesshëm i kurbetit. Deri tani e ka bërë, të shohim të martën, përballë Levandovskit.. Boje Broje…! – thonë tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online