Dëmtimi në pulpë, i pësuar në stërvitjen e javës së kaluar, do t’a mbajë Lukas Bilian jashtë fushave për pak kojë. Megjithatë, në këtë situatë aspak pozitive, te Milani mund të marrin frymë lirisht.
Ndërhyrja kirurgjikale, të cilës i’u nënshtrua ylli i blerë nga Lacio, përfundoi me sukses dhe mesfushori do të kthehet nga Finlanda, për të vijuar programin e rehabilitimit. Puna individuale do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme.
Tashmë, nis një tjetër periudhë e vështirë, sepse stërvitja e specializuar do të zgjasë për një periudhë kohe të gjatë. Sipas deklaratës zyrtare të klubit kuqezi, koha e parashikuar për rikthimin e Bilias do të jetë katër muaj.