Operohet Jahmir Hyka, rikthehet muajin tjetër

0

Probleme për Jahmir Hykën, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje për shkak të frakturës së pësuar në mollëzat e fytyrës.  Ai duhet të qëndrojë për 2-3 javë jashtë fushave të blerta, duke qenë kështu një mungesë e sigurt për San Hoze.

Vetë futbollisti ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Gjatë kësaj jave sulmuesi anësor nuk është stërvitur me ekipin dhe tani duhet të presë edhe disa kohë për të luajtur për skuadrën e tij në MLS.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.