Operacioni i vështirë për legjendën e futbollit, vajza i qetëson të gjithë për shëndetin e Pele

Legjenda braziliane, Pele i cili mban dhe rekordin botëror për shënimin e më shumë golave në historinë e futbollit iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një mase tum.oriale në kokë. Duket se gjithçka ka shkuar mirë për Pelen, i cili pritet të dalë nga spitali brenda pak ditësh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë vajza e tij në llogarinë e saj në Facebook, me një status si në gjuhën portugeze ashtu dhe atë angleze.

“Babai është mirë pas operacionit, nuk po vuan dhe është në humor të mirë (i mërzitur që mund të konsumojë vetëm ushqime të lëngshme, por do të durojë!). Ai do të transferohet në ditët e ardhshme në një dhomë dhe brenda një ose dy ditësh do të kthehet në shtëpi”, shkruan vajza e Pelesë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *