E bujshme/ A do të vijë Pajtim Kasami te Shqipëria? Fitoret në CAS i kemi bërë rrugë, një tjetër mundësi për kuqezinjtë

Kombëtarja Shqiptare është pranë një përforcimi të ri në ekipin e saj. Sipas mediave në Kosovë, lojtari i Bazelit, Pajtim Kasami i ka thënë po Shqipërisë dhe tashmë FSHF do të perballet me një tjetër çështje në CAS, e cila pritet te fitohet si në rastin e Nedim Bajramit. 28 vjeçari do të duhet të plotësojë çështjet juridike dhe pritet t’i bashkohet Kombëtares Kuqezi.

Kasami është një futbollist që ka luajtur me Kombëtaren e Zvicrës. Ai ka qenë  në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Megjithatë me ndryshimet e rregullave që ka bërë FIFA, Shqipëria shpreson se mund të fitojë një tjetër çështje. Kasami nuk është ftuar prej 5 vitesh nga Zvicra dhe 29-vjeçari nuk ka luajtur në Botëror ose Europian me helvetët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online