Openda dhe Broja i shërbejnë kafe njëri-tjetrit, faturën po e paguajnë të gjitha ekipet në “Eredivisie”

Nga Klaudio Ndreca

Një nisje mbreslënëse e sezonit sa i përket Viteshes në “Eredivisie”. Kur janë zhvilluar 8 takimet e para në kampionatin holandez, numërohen 7 fitore dhe 1 humbje për të kryesuar me pikë të barabarta me Ajaksin. Për më tepër e vetmja humbje e Viteshes do të vinte pikërisht ndaj Ajaksit, për të mos bërë asnjë hap të gabuar në përballjet e tjera.

Në përballjen e 31 tetorit që është njëkohësisht edhe ndeshja e parafundit e Viteshes, mbërriti triumfi në shifrat 1-3 ndaj Ëillem II. Armando Broja do të shënonte golin e dytë të takimit dhe festa ishte disi e veçantë. Shoku i skuadrës, Openda, nuk do të ngurronte që t’i bashkangjitej festimit të tij dhe duke e pyetur: “Ke nevojë për një kafe vëlla?”.

Ndërkohë në përballjen e fundit të Viteshes ku erdhi triumfi po në të njëjta shifra ndaj Eemen, Lois Openda realizoi golin e tretë për vendasit. “Faleminderit për kafen vëlla”, ishte mbishkrimi që Openda i vendos fotos ku ndodhet së bashku me Armando Brojën. Fatura? Po e paguajnë ekipet e Eredivise… /Sport Ekspres/

Pas ndeshjes kundër Willem II

Pas ndeshjes kundër Eemen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *