Rreshtimi i pakuptimë i Arsenalit sjell edhe kritikat, 7 lojtarë përpara portës për 2 sulmuesit e Aston Vilës

Arsenali pësoi një humbje turpëruese në shtëpinë e vet ndaj Aston Villës edhe pse ishte dukshëm favorite në letër. Topçinjtë nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e tyre, duke pësuar kështu 3 gola nga kundërshtari. Me këtë humbje, Arsenali zbret në vendin e 11-të në kuotën e 12 pikëve.

Sigurisht që kjo disfatë nuk mund të shkonte pa u ndjerë tek tifozët e kryeqytetasve, të cilët shpërthyen në rrjetet sociale ndaj skuadrës së tyre. Nga ana tjetër pa u prekur nuk u la as trajneri Arteta që mori shumë kritika.

Më së shumti për mënyrën e lojës së “topçinjve” që kishte natyrën e mbrojtjes dhe me frikën e shënimit të kundërshtarit. Në një moment tregohet qartësisht sesi 7 lojtarë të Arsenalit ndodhen më kot në portën e tyre për të mbuluar vetëm 2 sulmues të Aston Vilës. Arteta kishte planifikuar mbrojtjen e hekurt për të mos pësuar dhe më pas që të shënonte në saj të cilësive më të mira që zotëronte, por në këtë mënyrë do të humbiste në shifrat 0-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online