Oliver Kan e ka gjetur zëvendësuesin e Nojerit, kërkon zbulimin e Kupës së Botës për portën e Bajernit

Manuel Nojer ka lënë një boshllëk të madh në portën e Bajernit të Mynihut. Portieri gjerman theu këmbën duke bërë ski dhe do të mungojë gjatë në fushë. Drejtuesit e klubit bavarez janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij përpara datës 3 janar, kur skuadra do të nisë grumbullimin.

“TZ” raporton se Oliver Kan e ka gjetur portierin e duhur për Bajernin. Bëhet fjalë për zbulimin e kësaj Kupe Bote, Bonon. Gardiani i Marokut ka spikatur me paraqitjet e tij, ku ka bërë edhe heroin në pritjen e penalltive. Bono është një tifoz i Bajernit të Mynihut dhe nuk e ka problem që sezonin tjetër të jetë zëvendësues i Nojerit. Megjithatë Sevija kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij. Një alternativë tjetër është Zomeri. Portieri i Kombëtares së Zvicrës dhe Borusia Monshegladbahut ka një përvojë mjaft të gjerë mes shtyllave dhe është një nga portierët më të mirë për momentin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online