UEFA ka zhvilluar pak momente më parë shortin për të përcaktuar grupet e Europa League. Pas asaj mbrëmje të stërgjatur, goglat nuk i kthejnë rehatinë Milanit, fati nuk është treguar edhe aq bujar me kuqezinjtë. Selltik, Slavia e Pragës dhe Lila janë klubet me të cilat do të përballet në fushë. Nëse do të bëhej fjalë për vite më parë, rivalë të tillë as që mund të konsideroheshin për gjigantin italian, por kohët kanë ndryshuar dhe Milani ka treguar edhe në kualifikueset e këtij kompeticioni se has vështirësi edhe me skuadra më të vogla se Lilë apo Selltik.
Ndëkohë një e veçantë lidhet me Peter Olainkën. Ish-sulmuesit të Skënderbeut duket se nuk i ndahen ekipet e Milanos. Vjet do të shihte përballë Interin në grupet e Champions League, duke e befasuar në “San Siro” me golin që i dhuroi barazimin çekëve. Por një vit më vonë gjen një tjetër “djajtë” e Milanit, ndaj të cillëve do të kërkojë të përsërisë suksesin e arritur me zikaltrit për të tundur rrjetën e mbrojtur nga Donaruma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/