Liverpool-i ka bërë të lumtur tifozët mbrëmjen e sotme. Megjithëse me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 28, të kuqtë ia dalin të përmbysin sfidën me Neëcastle-n në shifrat 1-2 në minutat e fundit. Klopp-i ka folur për mediat pas përfundimit të duelit, ku ka pranuar se ishte fitorja më e mirë në karrierën e tij. Trajneri i Liverpool-it, gjithashtu ka zbuluar se çfarë u komunikoi lojtarëve pas pjesës së parë, që i motivoi të kryenin këtë përmbysje të madhe.
“Oh Zot, sa shumë që e shijova. Në pushimin pas pjesës së parë i thashë (lojtarëve) se nëse ne arrijmë ta përmbysim këtë, atëherë do të jetë diçka për t’ja treguar nipërve tanë. Unë do ta shoh të timin për 10 ditë, kështu që mund t’ja them. A është kjo një nga fitoret e mia më të mira si trajner? Pa dyshim! Ishte më e vështirë se sa loja me Barcelonën, sepse nuk ishim në ‘Anfield’”, ka deklaruar Jurgen Klopp-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/