“Oh çfarë prekje, çfarë prekje”! Komentatori skocez magjepset nga Bajrami: E ndali me të majtën dhe e mori me të djathtën…

Rangers-i është duke u mposhtur nga Lyon-i në Europa League, por Nedim Bajrami po bind në fushë me paraqitjen e tij. Lojtari shqiptar ka shpalosur edhe aftësitë e tij teknike gjatë lojës, duke magjepsur komentatorin skocez. Bajrami ndali një top të ardhur drejt tij me këmbën e majtë dhe më pas e preku sërish me të djathtën për të lënë pas shpinës së tij Maitland-Niles-in. Ky gjest teknik i tij ka mrekulluar Ally McCoist-in. Ish-lojtari skocez, në këtë ndeshje në rolin e komentatorit, ka folur me superlativa për veprimin e kryer nga Nedim Bajrami.

“Ohh çfarë prekje, çfarë prekje që ishte. Kjo është sensacionale, kjo është fantastike. Ta dalosh me këmbën e majtë, pastaj e merr me vete me këmbën e djathë. E bukur, absolutisht e bukur. Është vërtetë e tillë. Kemi të bëjmë me një lojtarë këtu”, ka thënë Ally McCoist-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/