Jahmir Hyka është lojtar i lirë, pasi kontrata me San Hoze Ërthkuejks i ka përfunduar. Pas dy viteve në MLS, anësori tanimë mbetet në pritje të ofertës së duhur dhe sigurisht që kërkon të mbetet pjesë e futbollit të rëndësishëm.
Së fundmi mësohet se ka pasur një ofertë nga klubi i Dritës, që është gati të sakrifikojë në aspektin financiar për Hykën. Kampionët në fuqi i kanë ofruar një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj.
“Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar. Presidenti Valon Murseli dhe Hyka janë miq të mirë. Nuk është problemi te çështja e pagës, por problemi është që sa i konvenon Hykes liga e Kosovës për karrierën e tij. Gjithçka është biseduar miqësisht. Nëse ai pranon të luaj në Kosovë, është nder për ne, por që interesi i tij nuk është të luajë në Kosovë”, është shprehur për Kallxo.com Drejtori i Përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi.