Ofertë nga Anglia për Eder, Interi nuk e jep në huazim

Pas zyrtarizimit të Rafinjës nga Barcelona, Interi vazhdon punën për të përforcuar skuadrën dhe synimi i radhës është sulmuesi Daniel Starixh. Për 28-vjeçarin e Liverpulit klubi zikaltër ka bërë një ofertë për huazim, me Liverpulin që kërkon 2 milionë euro deri në verë.

Megjithatë, kjo tratativë frenohet nga një tjetër që nuk po zhbllokohet. Sulmuesi brazilian Eder kërkohet nga Kristal Palas, por klubi anglez kërkon huazim me të drejtë blerjeje.

Interi e ka të qartë se 31-vjeçari nuk ka ndonjë vlerë të madhe në treg dhe gjithashtu në verë vlera do të bjerë, ndaj kërkon 10 milionë euro për ta shitur që tani, edhe pse Spaleti nuk e konsideron lojtar të rëndësishëm. Nëse Palas pranon kushtet e Interit, Eder do të bëjë rokadë me Starixh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online