Peter Pakult ishte një prej trajnerëve të huaj më të mirë që ka mbërritur në Shqipëri, duke i dhënë shumë prej filozofisë së tij Kukësit. Verilindorët paraqitën “fytyrën e bukur” duke bindur me lojën e tyre, ndërsa Pakult veçohej për dashurinë e tij për futbollin. Shpeshherë duke u parë edhe në vendin e tifozëve përpara nisjes së ndeshjes, për të parë në një tjetër kënd stërvitjen e ekipit të tij.
Aktualisht pjesë e Klagenfurtit, Pakulti ka kujtuar edhe kohën kur u afrua te Kukësi. Në atë moment kishte edhe një ofertë që e ka refuzuar nga Malta. Filofozia e këtij trajner? Përmes punës së suksseshme do të shuhen edhe zërat kritikë.
“Unë kisha dy oferta në më pak se 24 orë. Njëra ishte nga Shqipëria ku gjithçka ishte zgjidhur, më prisnin vetëm që të shkoja në avion. Oferta e dytë ishte nga Malta. Sigurisht që nuk janë vendet më të mira, por mund ta shihni se jam ende interesant si figurë për disa skuadra. Ju mund të përgënjeshtronin të gjithë me një punë të suksesshme, kjo është mënyra e vetme për të fituar votat që nuk janë për ju”, ka thënë Pakult. /Sport Ekspres/