112 milionë euro për dy yje të Çelsit. Kjo është strategjia e Realit për të nisur ciklin e ri, pas largimit të Kristiano Ronaldos.
Pasardhësi i portugezit në “Bernabeu” cilësohet Uillian. Pasi shkëlqeu në Kupën e Botës, braziliani u kërkua nga Barcelona, por çmimi prej afro 79 milionë euro i trembi katalanët.
Për të ulur disi pretendimet e Çelsit, tani Reali provon me ofertë dyshe, duke përfshirë edhe Tibo Kurtua. Portieri belg ka vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe ky do të ishte momenti më i mirë që blutë e Londrës ta shisnin.
Reali është destinacioni i preferuar i Kurtua, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe për tu afruar me fëmijët e tij, të cilët jetojnë në kryeqytetin spanjoll. Për të arritur marrëveshjen, “Los Blancos” kanë kohë deri në fund të muajit tjetër, pasi ndryshe nga Anglia, merkato në Spanjë do të jetë e hapur deri më 31 gusht.