Oferta e veçantë nga Australia, Pirlo pranë rikthimit në fushë?

Një lajm i bujshëm nga vjen nga futbolli australian. Ekipi i Avondale FC po negocion me Andrea Pirlon për ta rikthyer dhe njëherë në futboll, të paktën për një ndeshje. Ekipi australian përballet me datë 19 shtator me kampionët e Sidnei FC për çerekfinalet e “FFA Cup” dhe ka nisur tratativat për t’i mbushur mendjen 39-vjeçarit italian të rikthehet në fushën e blertë.

Diçka e tillë nuk është një gjë e re në futbollin australian, sepse në të njëjtën mënyrë kanë vepruar më parë dhe ekipe të tjera. Heidelberg Junajtid arriti akordin me grekun Kostas Katcuranis në vitin 2015 në çerekfinalet përballë Melburnit. Katcuranis luajti 46 minuta, por pa e ndihmuar dot ekipin e tij, që humbi me rezultatin 5-0.

Të njëjtën gjë provoi dhe ekipi i Hume Siti, që kërkuan Arda Turan të luante në Melburn Viktori, por lojtari pati probleme regjistrimi dhe nuk u arrit marrëveshja me lojtarin.

Andrea Pirlo po mendohet dhe në ditët e ardhshme pritet përgjigja e tij me interes. Avondale nuk dorëzohet dhe dëshiron që mesfushori i madh italian, të veshë të paktën njëherë uniformën e tyre dhe t’i japë një dorë për të avancuar më tej në kupë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë përballë Sidnei FC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *