Oferta e çmendur e Milanit për Sançez dhe frika bavareze!

 

Sërish një goditje big? Sigurisht që po, por nuk ndalet me kaq, pasi mund të jetë më shumë se sa një. Në fakt, sipas medieve portugeze, kuqezinjtë kanë ndjekur dhe kanë negociuar me Bajern Mynihun për talentin Renato Sançez, që u ble verën e shkuar për 35 milionë euro nga Benfika dhe që muajin e ardhshëm. Por, sa është oferta e Milanit, që për momentin nuk është pranuar nga Bajern Mynihu? Oferta e klubit italian ishte shtatë milionë për dy sezone në formë të huazimit dhe 40 milionë euro për blerjen definitive.

Sakaq, interesi i kuqezinjve është pranuar edhe nga drejtori i përgjithshëm i Bajern Mynihut, Karl-Hainz Rumenige. Por, me këtë rast ka theksuar faktin se ende nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve për portugezin. “Mund të konfirmoj se Milani ka shfaqur interesim për Renato Sançez, por ende nuk ka akordim”, ka thënë Rumenige. Frika e Bajernit është që të mos e shesë, sepse më pas mund të rrezikojë një autogol të rëndësishëm, por mund të gjendet një rrugë e përbashkët, për një riblerje të bavarezëve në fund të sezonit të ardhshëm, ose thjesht huazim i thatë për dy vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *