Ofendoi gjyqtarin pasi i tregoi kartonin e kuq, Odise Roshi e mbyll para kohe në Turqi dhe kthehet në fushë pas një muaji

Odise Roshi do të ndëshkohej me karton të kuq në ndeshjen e fundit të Boluspor ndaj Bursaspor. Pasi Bekim Balaj doli nga fusha para kohe për të njëjtën arsye, “raketa” do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. I nervozuar, nuk mungoi edhe ofendimi karshi gjyqtarit.

Ndërkohë në Turqi kanë vendosur që ta dënojnë Roshin me gjobë dhe penalizim për tre ndeshjet e ardhshme, në të cilat Roshi nuk mund të luajë. Kjo do të thotë se lojtari është gati për t’u bashkuar me Kombëtaren para kohe dhe ndeshja e radhës për të do të jetë në 16 prill kundër Erzurumpspor, pas thuajse 1 muaji. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *